Ceroviku në zgjedhje: tre nga katër kandidatët për kryetar të Klinës janë nga i njëjti fshat

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Komunën e Klinës do të kenë një veçanti të rrallë: tre nga katër kandidatët për kryetar komune vijnë nga i njëjti fshat – Ceroviku. Edhe pse Klina përfshin plot 54 fshatra, ky fshat i vogël është bërë epiqendra e garës politike në komunë, transmeton lajmi.net Nga Ceroviku janë Sokol…

Lajme

15/08/2025 21:20

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Komunën e Klinës do të kenë një veçanti të rrallë: tre nga katër kandidatët për kryetar komune vijnë nga i njëjti fshat – Ceroviku.

Edhe pse Klina përfshin plot 54 fshatra, ky fshat i vogël është bërë epiqendra e garës politike në komunë, transmeton lajmi.net

Nga Ceroviku janë Sokol Bashota i PDK-së, ish-kryetar i komunës, Arben Limanaj i LDK-së dhe Ramiz Rrustaj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, kandidati i vetëm që nuk është nga Ceroviku është kryetari aktual i Klinës, Zenun Elezaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i cili po kërkon një mandat të dytë./lajmi.net/