Cerezo: Atletico mund ta fitojë Ligën e Kampionëve
Presidenti i Atletico Madrid, Cerezo, beson se skuadra e tij mund të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

Sport
Atletico Madrid kanë bërë një sezon mjat të mirë në Ligën e Kampionëve, duke eliminuar madje edhe kampionët në fuqi, Liverpool.
Pas ecurisë së mirë, Enrique Cerezo, president i klubit, beson se ‘Los Rojiblancos’ mund të triumfojnë në LK.
“Ne jemi të veçantë. Ne mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve, pa audiencë”, ka thënë Cerezo, transmeton lajmi.net.
“Mund të jetë viti ynë”, ka shtuar presidenti i Atleti.
Atletico Madrid tashmë pret për të mësuar kundërshtarin e radhës, pasi eliminoi skuadrën e Liverpool në 1/16-ën e finales. /Lajmi.net/