Çeku pyetet se a e ka përkrahjen e Bajqinovcit për kryetar: Kandidatura është strategji e partisë për fitore

Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Hajrullah Çeku, është pyetur nëse e ka përkrahjen e deputetit Mefail Bajqinovci, meqë edhe ky i fundit kishte shprehur gatishmëri për t’i hyrë garës për kryetar të kryeqytetit. Çeku ka thënë se çështje kandidaturave për kryetar të komunave është edhe strategji e partive politike për të…

Lajme

25/06/2025 18:18

Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Hajrullah Çeku, është pyetur nëse e ka përkrahjen e deputetit Mefail Bajqinovci, meqë edhe ky i fundit kishte shprehur gatishmëri për t’i hyrë garës për kryetar të kryeqytetit.

Çeku ka thënë se çështje kandidaturave për kryetar të komunave është edhe strategji e partive politike për të arritur synimin final, që është fitorja e zgjedhjeve.

Ministri në detyrë i Kulturës tutje ka thënë se pasi vendoset për kandidaturën, VV është unike në përkrahje të kandidatëve pastaj.