Çeku për renovimet në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë: Vazhdojmë punën për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në vend

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka njoftuar se kanë përfunduar punimet renovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë. Ai ka thënë se tani janë përmirësuar kushtet për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës. “Tani kemi një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar…

Lajme

27/02/2024 19:28

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka njoftuar se kanë përfunduar punimet renovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë.

Ai ka thënë se tani janë përmirësuar kushtet për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Tani kemi një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Hapësirën e rinovuar për herë të parë po e shijojnë ekipi i shfaqjes “Kamarja e turpit” nga Ismail Kadare, produksion të cilit po i prijnë Kushtrim Koliqi e Doruntina Basha”, ka shkruar Çeku. 
Ai ka shtuar se Ministria e Kulturës po vazhdon me përkushtim punën për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në vend. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: