lajmi.net

Çeku i Fortë i Bizneseve

Agim Çeku po vazhdon të shprehet i bindur në fitoren e tij. Si Kryetar i Prishtinës, nëse fiton më 3 nëntor, ai tha se do ta mbështesë sektorin privat dhe do të jetë në mbrojtje të bizneseve.

Lajme

09/10/2013 16:42

I  bindur se do fitojë garën për Kryetar të Prishtinës, Agim Çeku, në vijim të fushatës së tij, ka qëndruar në Oden Ekonomike të Kosovës, ku ka premtuar përkrahje për bizneset.

Kandidati i PDK’së për Kryeqytetin para komunitetit të biznesit shpalosi tri shtyllat e programit të tij.

“Unë do të jem partner i denjë i bizneseve. Do të gjej kohë gjithmonë për të biseduar për projektet zhvillimore të Prishtinës. Do të jem gjithmonë në mbrojtje të bizneseve dhe investitorëve”.

Çeku premtoi mbështetje për sektorin privat, bujqësinë dhe ndërtimin e infrastrukturës ndërsa kritikoi pushtetin lokal.

“Prishtina sot dhe qeverisja aktuale e saj nuk mund të lavdërohet me zhvillim ekonomik. Kjo për shkak të mungesës së vizionit, mungesës së programit, mungesës së gatishmërisë për të bashkëpunuar me biznesin”.

“Komuna vazhdon të sillet si opozitë dhe heziton të kërkojë ndihmë nga Qeveria”.

Sipas Agim Çekut, fitorja e PDK’së në Prishtinë është e sigurt.

“Të bindur që në katër vitet e ardhshme do ta drejtojmë Prishtinën, ne si PDK dhe unë si Kryetar i Prishtinës, jemi duke u përgatitur për qeverisje dhe për implementimin e programit tonë”.

Çeku i Fortë i Bizneseve

Agim Çeku po vazhdon të shprehet i bindur në fitoren e tij. Si Kryetar i Prishtinës, nëse fiton më 3 nëntor, ai tha se do ta mbështesë sektorin privat dhe se do të jetë në mbrojtje të bizneseve.

Lajme

09/10/2013 12:48

LM