“CeferinOut”, tifozët në Itali dhe Spanjë kërkojnë dorëheqjen presidentit të UEFA-së

Aleksander Ceferin mund të japë dorëheqje në ditët në vazhdim.

Sport

23/04/2021 22:09

Tani, në mediat sociale është bërë trend hashtag-u “#Ceferin Out” i cili dot ë thotë “Ceferin Jashtë”, transmeton lajmi.net.

Siç raporton “El Chiringuito”, kjo gjë po ndodhë si pasojë e kërkesës së Ceferin që klubet e mbetura në Superligën Evropiane, Barcelona, Real Madrid, Juventus dhe Milan nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve nëse vazhdojnë idenë e tyre.

Kërkesa e fitozëve tani është që Ceferin të largohet nga posti i tij si president i UEFA-së dhe shtetet kryesore që ky trend po bën bujë janë, Spanja dhe Italia.

Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Ceferin apo UEFA./Lajmi.net/