Çedomir Jovanoviq të premten vjen në Prishtinë

Lideri i Partisë Liberale të Serbisë Çedomir Jovanoviq të premten do të jetë në Prishtinë, me ftesë të Institutit Demokratik të Kosovës.

Lajme

08/05/2018 23:12

Klan Kosova mëson se Jovanoviq do të debatojë në një tribunë të hapur për politikanë, shoqëri civile, media e akademikë të Kosovës.

Temë bartëse e këtij debati do të jetë “Perspektiva e dialogut Kosovë-Serbi”, nga këndvështrimet e kosovarit dhe serbit.

Çedomir Jovanoviq llogaritet si politikan me pikëpamje liberale.

Ai u bë përfaqësues i parë politik i Beogradit, i cili e pati pranuar realitetin e ri për Kosovën në Serbi.

Sipas tij Kosova është shtet i pavarur derisa nga këndvështrimi i tij, Beogradi e ka humbur përfundimisht kontrollin dhe jurisdiksionin juridik e politik ndaj shtetit të ri evropian qysh në kohën e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999.