Ceballos do të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’

Dani Ceballos do të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’. Gjatë kësaj merkato u tha se Ceballos do të largohet nga Real Madridi. Por, një gjë të tillë e ka mohuar ‘AS’, pasi duket se ai do të qëndrojë, transmeton lajmi.net. Sipas të përditshmës spanjolle, mesfushori është takuar personalisht me Carlo Ancelottin për të biseduar në lidhje…

Sport

29/07/2022 22:58

Dani Ceballos do të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’.

Gjatë kësaj merkato u tha se Ceballos do të largohet nga Real Madridi.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar ‘AS’, pasi duket se ai do të qëndrojë, transmeton lajmi.net.

Sipas të përditshmës spanjolle, mesfushori është takuar personalisht me Carlo Ancelottin për të biseduar në lidhje me të ardhmen e tij.

Trajneri italian i ka premtuar lojtarit më shumë minuta, andaj ai do të qëndrojë.

Ceballos ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023./Lajmi.net/