Ceballos: Do kem mundësitë e njëjta si me Zidanen, varet nga paraqitjet e mia

Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos ka biseduar për të ardhmen te klubi madrilen.

Sport

15/07/2021 14:24

Spanjolli pas dy sezoneve huazim te Arsenal, është rikthyer te “Los Blancos”, me synimin që të zë vendin në formacionin bazë, transmeton lajmi.net.

I pyetur nga Marca për të ardhmen, Ceballos tha se varet nga paraqitjet e tij në fushë.

“Do kemi mundësitë te Real Madrid si në kohën kur Zidane ishte trajner sepse varet se çfarë bëj unë në fushë dhe çfarë opinioni trajneri do këtë për mua”, tha ai.

Ndërkohë, Ceballos do t’i duhet të punojë shumë për të zë vendin në formacionin bazë, ngase treshja e preferuar mbetet Casemiro, Toni Kroos dhe Luka Modric./Lajmi.net/