“Çdo veprim për formimin e Qeverisë ndalohet deri më 30 shtator,” – Kushtetuesja pranon masën e përkohshme të Listës Serbe
Gjykata Kushtetuese ka aprovuar kërkesën e Listës Serbe për masë të përkohshme, që ndalon çdo veprim të deputetëve të Kuvendit dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë deri më 30 shtator. Kjo kërkesë u dorëzua nga kjo parti në të shtunën e kaluar lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, transmeton lajmi.net. Në vendimin…

Lajme
Gjykata Kushtetuese ka aprovuar kërkesën e Listës Serbe për masë të përkohshme, që ndalon çdo veprim të deputetëve të Kuvendit dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë deri më 30 shtator.
Kjo kërkesë u dorëzua nga kjo parti në të shtunën e kaluar lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, transmeton lajmi.net.
Në vendimin e publikuar, Gjykata Kushtetuese përcakton:
“TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit … si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë; TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025.”
Gjykata thekson se kjo ndalim nuk paragjykon çfarëdo vendimi përfundimtar në çështjen bazë, por synon të shmangë:
-
rreziqe dhe dëme të pariparueshme ndaj themelimit kushtetues të institucioneve;
-
vendimmarrje në kundërshtim me Kushtetutën;
-
cenimin e rendit kushtetues që mbart interes të fortë publik.
Ndërkohë, kryeparlamentari Dimal Basha, pavarësisht mungesës së nënkryetarit serb, ka përmbyllur seancën konstituive të Kuvendit duke e konsideruar atë të konstituuar./lajmi.net/