Cavani vendos për të ardhmen – dëshpërim për Chelsea dhe Atletico

Lajme të reja nga Franca kanë ardhur lidhur me Edinson Cavani.

Sport

30/01/2020 17:02

Ylli francez i PSG, ka qenë lojtari me vëmendjen më të madhe në merkato, me emrin e tij që lidhej me skuadra si Chelsea e Atletico Madrid.

Raportime të ‘L’Equipe’ bëjnë të ditur së fundmi se Cavani do të qëndrojë te PSG, transmeton lajmi.net.

Ky vendim është befasues, pasi lojtari ishte shumë afër të mbyllte marrëveshjen me gjigantin spanjoll, Atletico.

Chelsea dhe Atletico tashmë duhet të shikojnë për alternativa të tjera, pas uruguani do të vazhdojë aventurën në Paris. /Lajmi.net/