Cavani insiston për kalimin tek Atletico Madrid

Edinson Cavani është i vendosur të largohet nga PSG.

Sport

05/04/2020 14:48

Ylli uruguaian i futbollit, Edinson Cavani, do të kërkojë për një aventurë të re gjatë merkatos së verës.

‘UOL Esporte’ shkruan se sulmuesi i PSG po shtynë me të gjitha forcat për një transferim tek Atletico Madrid, transmeton lajmi.net.

Kontrata e lojtarit skadon gjatë kësaj vere, dhe nuk dëshiron të humb kohë aspak.

Një tjetër skuadër që lidhet me emrin e Cavani është ajo e Manchester United, por duket se Spanja është destinacion më i preferuar për yllin e PSG. /Lajmi.net/