Cavani drejt kompletimit të transferimit emocionues

Edinson Cavani raportohet se do të ketë një skuadër të re.

Sport

07/04/2020 23:29

33 vjeçarit i skadon kontrata me PSG-në në verë, dhe e ardhmja e tij është lidhur me skuadra si Atletico Madrid, Napoli dhe Manchester United. Por duket se Cavani, do të rikthehet në shtëpi.

Cristian Rodriguez, kapiten i Penarola, ka thënë se Cavani do të transferohet te klubi i famshëm uruguaian.

“Unë kam të drejtë të them, Cavani po vjen në Penarol. Unë e thirra dhe biseduam. Nuk do të them asgjë më shumë”, ka deklaruar Rodriguez, përcjell lajmi.net.

Para PSG, Cavani ka qenë edhe pjesë e Napolit./Lajmi.net/