Cassano kritikon paraqitjen e Rrahmanit: Ishte ndër më të dobëtit ndaj Milanit

Milani u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas 16 vjetësh. “Rossonerët” barazuan 1:1 mbrëmë në ndeshjen e dytë ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, por triumfuan 1:2 me rezultat të përgjithshëm. Ish-futbollisti i Kombëtares së Italisë, Antonio Cassano ka kritikuar ndër  tjerash edhe mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin për paraqitjen…

Sport

19/04/2023 12:18

Milani u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas 16 vjetësh.

“Rossonerët” barazuan 1:1 mbrëmë në ndeshjen e dytë ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, por triumfuan 1:2 me rezultat të përgjithshëm.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Italisë, Antonio Cassano ka kritikuar ndër  tjerash edhe mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin për paraqitjen e tij 90 minutëshe.

Cassano tha se Rrahmani ishte ndër më të dobëtit në fushë për Napolin.

“Leao bëri paraqitje fantastike dhe bëri 5-6 depërtime në ndeshjen e kthimit. Ai bëri gjithçka. Kemi respekt të madh për Di Lorenzon dhe Rrahmanin, por duhet të vlerësojmë se si shkuan gjërat. Nuk dua të jem i padrejtë, por mbrëmë ata ishin më të dobëtit në fushë”, tha Cassano për BoboTV, transmeton lajmi.net.

Amir Rrahmani këtë edicion ka qenë titullar thuajse në të gjitha përballjet e Napolit në të gjitha garat. Ai ka shënuar disa gola duke e ndihmuar skuadrën drejt titullit në Serie A.

Milani në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e takimin Inter – Benfica (2:0)./Lajmi.net/