Casillas kritikon Topin e Artë pasi Messi e fitoi për herë të shtatë

Ylli i PSG-së, Lionel Messi dje arriti të fitojë Topin e Artë për herën e shtatë në karrierë.

Sport

30/11/2021 10:21

Argjentinasi arriti të fitojë çmimin më prestigjiozë në botë para Robert Lewandowskit dhe Jorginhos, transmeton lajmi.net.

Ka pasur kritika të shumta për Messin, që e shihnin polakun si fitues, e kësaj listë i është bashkuar edhe ish portieri i Real Madridit, Iker Casillas.

“Është duke u bërë edhe më e vështirë për mua të besoj në çmime individuale për futboll. Messi është një nga pesë lojtarët më të mirë në histori, por duhet të dish kush është lojtari më i shquar i sezonit. Nuk është kaq e vështirë, të tjerët e bëjnë të vështirë”, shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë, Karim Benzema u rendit në pozitën e katërt, derisa N’Golo Kante zuri vendin e pestë./Lajmi.net/