Casilla zbulon ‘çmendurinë’ e Perez: Fitoni Ligën e Kampionëve ose ecni këmbë nga Kievi në Madrid

Real Madrid gjithmonë do mbahet kujtohet si "mbreti" i Ligës së Kampionëve.

Sport

20/01/2022 13:17

“Los Blancos” e kanë fituar plotë 13 herë trofeun më prestigjiozë në botë, derisa pas tyre është AC Milan me shtatë sosh, transmeton lajmi.net.

Real Madrid gjithmonë është ndër favoritët kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve, sidoqoftë ish portieri i Real Madridit, Kiko Casilla ka zbuluar një bisedë me presidentin e klubit, Florentino Perez në finalen e LK.

Casilla tha se Perez i kishte thënë që nëse nuk fitojnë, do ecin me këmbë nga Kievi në Madrid.

“Florentino me pyeti se çfarë do ndodh para ndeshjes ndaj Liverpoolit, i thashë që duhet ta fitojmë”.

“Ai tha se mirë nëse e fitoni sepse të ecni këmbë nga Kievi në Madrid është shumë larg”, zbuloi Casilla për “Marca”.

Ndërkohë, Real Madrid atë takim e fitoi me rezultat 3 – 1./Lajmi.net/