Casemiro nuk u përfshi në sherr, të gjithë tifozët u çuditën

Manchester United arriti të mposhte me shifrat 2-1 Barcelonën në ‘Old Trafford’ dhe kaloi më tej në UEFA Europa League. Një tjetër ndeshje e mrekullueshme e siguruar nga Casemiro me fanellën e Djajve të Kuq, por shumë janë befasuar nga sjellja e tij kur në një moment shpërtheu kaosi në fushë. Bruno Fernandes zemëroi lojtarët…

Sport

24/02/2023 15:16

Manchester United arriti të mposhte me shifrat 2-1 Barcelonën në ‘Old Trafford’ dhe kaloi më tej në UEFA Europa League.

Një tjetër ndeshje e mrekullueshme e siguruar nga Casemiro me fanellën e Djajve të Kuq, por shumë janë befasuar nga sjellja e tij kur në një moment shpërtheu kaosi në fushë. Bruno Fernandes zemëroi lojtarët e Barcelonës kur goditi topin fort drejt mesfushorit katalanas Frenkie De Jong që ishte shtrirë në tokë.

Fernandes mori një karton të verdhë për sjellje vërtet të turpshme dhe u krijua kaos absolut dhe praktikisht të gjithë lojtarët u përfshinë. Ndërsa gjërat u ndezën, lojtari që pritej më shumë të ishte në qendër të sherrit, çuditërisht nuk ishte i përfshirë fare.

Casemiro thjesht ktheu kokën dhe u largua. Ai as nuk ishte i interesuar për atë që po ndodhte dhe po shikonte nga ana tjetër.