Casemiro: Mbappe është futbollist i shkëlqyer, hynë brenda top tre më të mirëve në botë

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro është pyetur rreth mundësisë së transferimit të yllit së PSG-së, Kylian Mbappe.

Sport

06/12/2021 14:30

Mbappe është shënjestër afatgjatë nga Real Madrid dhe verën e kaluar “Parisienët” refuzuan tre oferta nga klubi madrilen, vlera e të cilave shkonte deri në 200 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Braziliani ka vlerësuar lartë Mbappen, duke thënë se është brenda top treshes më të mirë në botë, ndërsa e sheh si të përshtatshëm për secilin klub në botë.

“Mbappe nuk është lojtari ynë, por sigurisht është lojtar i mirë. Është në top tre të botës dhe mund t’i përshtatet çdo klubi në botë”.

“Vinicius dhe ai janë në moment të mirë në karrierët e tyre dhe do përshtaten mirë. Të gjithë që e duan futbollin do admirojnë Mbappe sepse është lojtar i mirë”.

Ndërkohë, Mbappe ende s’ka pranuar të rinovojë kontratën dhe ekziston mundësia që t’i bashkohet madrilenëve në verë si agjent i lirë./Lajmi.net/