Casemiro: Ishte ndeshje e mirë ndaj një skuadre të fortë, Vinicius është top lojtar

23:19 | 28 Nentor 2021

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro është deklaruar pas fitores ndaj Sevillas.

Gjiganti madrilen arkëtoi pikët e plota ndaj Sevillas falë një eurogoli të Vinicius Junior, në minutat e fundit, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, Casemiro e vlerësoi lartë Sevillan, derisa lavdëroi brazilianin.

“Ishte ndeshje e mirë kundër një skuadre të mirë me trajner spektakulorë, të cilin e admiroj shumë. Vinicius është në dijeni se njerëzit janë duke realizuar se është top lojtar. Lojtarët e mëdhenj e bëjnë ndryshimin, kur ka shansin, e bën”.

“Është nder për mua të luajë pranë Kroos dhe Modric. Tifozët na ndihmuan shumë, kjo ishte e rëndësishme”, deklaroi ai.

Real Madrid është lider në La Liga, plotë katër pikë larg rivalit lokal, Atletico Madrid që zë pozitën e dytë./Lajmi.net/