Carvajal: Synimi ynë është të jemi të gatshëm për Superkupën ndaj Eintracht

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Dani Carvajal ka folur në lidhje me trofeun e Superkupës së Evropës. Fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi dhe ai i Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt do të përballen në kuadër të Superkupës së Evropës. Është Carvajal që tha se ekipi i tij synojnë të jenë në formë…

Sport

21/07/2022 11:51

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Dani Carvajal ka folur në lidhje me trofeun e Superkupës së Evropës.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi dhe ai i Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt do të përballen në kuadër të Superkupës së Evropës.

Është Carvajal që tha se ekipi i tij synojnë të jenë në formë të mirë për takimin ndaj ekipit gjerman.

“Synimi ynë është të arrijmë formën tonë më të mirë për Superkupën kundër Eintracht”, tha spanjolli, transmeton lajmi.net.

Më 10 gusht do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Eintracht Frankfurt për Superkupën e Evropës./Lajmi.net/