Carlos Tevez befason botën e futbollit me transferimin e tij
Carlos Tevez shumë shpejt pritet të bëhet lojtari më i paguar në botë.

Sport
Sulmuesi argjentinas është në negociata me skuadrën kineze, Shanghai, tek e cila skuadër do të përfitojë 40 milionë euro në vit.
“Historia ende nuk ka përfunduar, ka edhe shumë detaje me Boca Juniors, por së shpejti gjithçka do të zyrtarizohet”, ka deklaruar Wu Jiaji, presidenti i skuadrës kineze, përcjell lajmi.net.
Tevez me kontratën te Shanghai bëhet futbollisti më i paguar në botë, ndërsa ndjek rrugën e shumë kolegëve të tij që kanë lënë futbollin evropian për paratë e mëdha në Kinë.