Cardi B thotë se është e lumtur pas ndarjes nga Offset

Cardi B ditë më parë shokoi të gjithë kur dha lajmin se po divorcohet nga partneri.

ShowBiz

07/10/2020 14:02

Por, duket se ndarja nuk e ka mërzitur aspak rep-artisten, e cila këtë gjë po e deklaron edhe publikisht përmes disa postimeve, shkruan lajmi.net.

“Jam beqare, e pasur dhe e keqe. Unë bëj çfarë dreqin dua”, janë fjalët e Cardi B sipër fotos ku shfaqet krejtësisht në të kuqe.

Thuhet se arsyeja e ndarjes mes Cardi B dhe Offset ishte tradhtia.

Kujtojmë se çifti i njohur janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Kulture, kurse për kujdestarinë e saj ende nuk dihet se si janë marrë vesh. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CGA9GDYgUXO/