Capital T reagon pasi u rrëzua në skenën e “Sunny Hill”, e kthen në humor
Gjatë performancës së tij në festivalin ‘Sunny Hill 2024’, Capital T u rrëzua në skenë, por e kaloi me sportivitet dhe vazhdoi performancën me profesionalizëm. Incidenti ndodhi ndërsa ai po kalonte nga njëra pjesë në disa pjesë të tjera të skenës. Këmba e tij rrëshqiti në një moment dhe ai u rrëzua, por u ngrit…

ShowBiz
Gjatë performancës së tij në festivalin ‘Sunny Hill 2024’, Capital T u rrëzua në skenë, por e kaloi me sportivitet dhe vazhdoi performancën me profesionalizëm.
Incidenti ndodhi ndërsa ai po kalonte nga njëra pjesë në disa pjesë të tjera të skenës. Këmba e tij rrëshqiti në një moment dhe ai u rrëzua, por u ngrit shpejt, i ndihmuar edhe nga stafi. Ndërsa audienca reagoi me brohorima.
Capital T vazhdoi më pas performancën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, e pas reagimit në rrjet ai e ka postuar vet momentin duke e krahasuar me një tjetër reper.
“Kush ka ra ma fort” – shkruan Capital me humor deri sa ka bërë bashkë videon e tij dhe të këngëtarit Burna Boy i cili gjithashtu u rrëzua në këtë skenë.
View this post on Instagram