Capello: Lazio mund t’i shkaktojë probleme Bayernit

Trajneri i njohur, Fabio Capello mendon se Lazio mund t'i shkaktojë probleme Bayern Munichut.

Sport

16/02/2021 20:42

Dy skuadrat takohen në 1/16 e finales së Ligës të Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Capello mendon se Lazio është skuadra më e keqe që mund ta kishte në short Bayerni.

“Besoj se Lazio është kundërshtari më i keq që Bayern Munich mund të kishte në raundin e 16-të”.

“Gjermanët janë ende favorit, por për Bayernin, një skuadër që mund t’iu shkaktojë probleme është, Lazio”.

“Kemi parë dy paraqitje në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund”, u shpreh Alessandro Costacurta.

Ndërsa, i të njëjtit mendim ishte edhe Capello.

“Pranoj, kemi parë derisa përballen me Interin dhe duke bërë presion, ata mund të luajnë futboll. Mesfushorët janë të gatshëm për rikthime, që do t’i shkaktojë probleme Bayernit që mbrohen vazhdimisht”, tha Capello.

Mbetet të shihet nëse mendimet e dy trajnerëve do dalin të vërteta dhe skuadra e Vedat Muriqit të befasojë duke eliminuar Bayernin./Lajmi.net/