Capello i tregon Interit si ta mposhtë Bayernin
Fabio Capello beson se Interi duhet të lërë pas dy ndeshjet e fundit në Serie A, por ndjen se një skuadër ‘ndryshe’ e Nerazzurrëve do të zbresë në fushë kur të përballet me Bayern Munich në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje. Skuadra e Simone Inzaghit do të…

Sport
Fabio Capello beson se Interi duhet të lërë pas dy ndeshjet e fundit në Serie A, por ndjen se një skuadër ‘ndryshe’ e Nerazzurrëve do të zbresë në fushë kur të përballet me Bayern Munich në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje.
Skuadra e Simone Inzaghit do të përballet me Vincent Kompany dhe Bayern-in e tij të prekur nga dëmtimet në Allianz Stadium të martën, përpara se të presë bavarezët në San Siro të mërkurën e ardhshme.
Ndërsa Interi ka marrë katër pikë nga dy ndeshjet e fundit në kampionat, ka pasur shqetësime për paraqitjet në pjesët e dyta të takimeve.

Capello i tregon Interit si të mposhtë Bayernin në Ligën e Kampionëve
Duke shkruar në kolumnën e tij për La Gazzetta dello Sport, Capello beson se Interi mori një ‘sinjal paralajmërues’ gjatë fitores 2-1 ndaj Udineses: Një ndeshje ku kishin avantazhin 2-0 në pjesën e parë, përpara se të ‘humbisnin’ të dytën.
Një histori e ngjashme, por më e kushtueshme, ndodhi në barazimin 2-2 ndaj Parmës fundjavën e kaluar, kur Matteo Darmian dhe Marcus Thuram siguruan epërsinë 2-0 në pjesën e parë, përpara se Parma të reagonte me golat e Adrian Bernabé dhe Jacob Ondrejka.
Pavarësisht këtyre problemeve të fundit, Capello beson se Interi mbetet favorit për të fituar titullin në Serie A dhe Kupën e Italisë dhe mendon se Nerazzurrët kanë shanse të mira për të eliminuar edhe Bayernin.
Fakti që Bayern-i do të jetë pa Manuel Neuer, Dayot Upamecano, Alphonso Davies, Kingsley Coman dhe Jamal Musiala është një avantazh i madh për Interin, shkruan Capello.
Ish-trajneri i Milanit, Juventusit dhe Anglisë gjithashtu mendon se Interi ka një mesfushë që renditet ndër më të mirat në botë, me Nicolo Barella, Hakan Calhanoglu, Henrikh Mkhitaryan dhe Davide Frattesi të gjithë të disponueshëm për përzgjedhje.

Megjithatë, edhe me një Inter të fortë dhe një Bayern të dëmtuar, Capello është i vetëdijshëm se ka ende shumë punë për të bërë përpara se të sigurohet një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Për ta arritur këtë, ai beson se përqendrimi do të jetë thelbësor: Ndryshe nga ndeshjet ndaj Udineses dhe Parmës, Interi duhet të bëjë ‘të kundërtën’ dhe të jetë i fokusuar në çdo moment deri në fishkëllimën e fundit.
Markimi i kapitenit të Anglisë, Harry Kane, do të jetë një prioritet për repartin mbrojtës të Interit, shkruan Capello.
Ndërkohë, ai beson se beteja do të vendoset në mesfushë dhe se Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram do të jenë vendimtarë për të shënuar golat e suksesit.