Cancelo shpreh admirimin e tij për Alves: Nuk e kam takuar kurrë, është idhulli im i fëmijërisë

Mbrojtësi i Manchester City, Joao Cancelo ka dhënë disa komente lidhur me Dani Alves.

Sport

08/02/2022 10:03

Alves, në moshën tashmë 38 vjeçare është kthyer te skuadra e Barcelonës dhe po befason me paraqitjet e tij spektakolare në La Liga.

Për lojtarin brazilian disa komente ka dhënë një nga mbrojtësit e krahut më në formë aktualisht, Joao Cancelo i Man City. Ai thotë se Alves është idhulli i tij i fëmijërisë dhe do të dëshironte ta takonte.

“Në pozitën time, idhull i fëmijërisë sime është Dani Alves. Ai është, për mendimin tim, mbrojtësi i krahut më i mirë ndonjëherë. Jam fans i madh i punës së tij, fans i asaj se çfarë ka bërë në fushë, por edhe në kuptimin e lirisë me të cilën luan në fushë”, ka thënë Cancelo, transmeton lajmi.net.

“E dua si lojtar. Unë kurrë nuk e kam takuar atë, por do të doja ta takoja. Mendoj se herët apo vonë do të takohemi. Jam i sigurt se do të kishim një bisedë të shkëlqyer”, shtoi portugezi.

Joao Cancelo ka parë formën e tij në rritje nën urdhrat e Pep Guardiola dhe tashmë konsiderohet në mesin e mbrojtësve më të mirë. /Lajmi.net/