Canaj: Që nga dita e pasnesërme Albinit mund t’i realizohet ëndrra që të ketë pushtetin apsolut!

Blerim Canaj, ish-diplomat, ka deklaruar se Albin Kurti nuk është i interesuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për Presidente, madje as që vendi të ketë një president në kohë dhe me legjitimitet të plotë. Sipas tij, skena politike është përfshirë në përpjekje për të shmangur fajin për zgjedhje të reja, në vend që të…

Lajme

03/03/2026 16:41

Blerim Canaj, ish-diplomat, ka deklaruar se Albin Kurti nuk është i interesuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për Presidente, madje as që vendi të ketë një president në kohë dhe me legjitimitet të plotë.

Sipas tij, skena politike është përfshirë në përpjekje për të shmangur fajin për zgjedhje të reja, në vend që të ofrojë emra konkretë dhe përgjegjësi institucionale.

Canaj ka kritikuar mungesën e transparencës dhe, siç është shprehur ai, kalkulimet politike si nga pushteti ashtu edhe nga disa parti opozitare, ku po zhvillohen beteja të brendshme për interesa personale.

Ai ka shtuar se qytetarët meritojnë qartësi dhe llogaridhënie, ndërsa ka paralajmëruar se Kurti mund të synojë pushtet absolut në ditët në vijim.