Cana kërkon falje

Lorik Cana ka thënë se i vjen keq për kartonin e kuq në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Sport

11/06/2016 21:37

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana pas humbjes kundër Zvicrës ka thënë se i vjen keq për kartonin e kuq që mori, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak në fushë, për t’ia vështirësuar punët edhe më tepër.

Ai ka thënë se shpresoi që referi do ta sanksionojë shtyrjen e vogël që i bëri kundërshtari, që e detyroi të rrëzohet.

“Më vjen keq. Rrezikova, shpresova që referi të sanksionojë atë shtyrjen e vogël që më bëri të rrëzohem”, ka thënë Cana për Reuters.

Mbrojtësi shqiptar u ndëshkua me të kuq pas 36 minutave lojë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.