Cameroon Diaz martohet

Cameron Diaz dhe Benji Madden lidhën kurorë në shtëpinë e saj në Beverly Hills pas një romance 9 mujore. 42-vjeçarja, në dollinë e dasmës tha për dhëndrin e saj 35-vjeçar: "Prita se nuk doja t'i ulja pritshmëritë e mia. Tani kam burrin më të mirë në botë. Njeriun special. Ai është i imi."

ShowBiz

07/01/2015 11:50

Dasma shkoi mirë, por ndodhën dy incidente të vogla gjatë saj. Dritat ikën për 10 sekonda para se nusja të bënte daljen madhështore dhe Cameron u dëgjua të shante.

Më pas ajo u duk e mrekullueshme, me një fustan me shkëlqim me kurrizin jashtë, ndërsa u drejtua drejt dhëndrit.

Incidenti i dytë ndodhi prej mbajtësit të unazave, nipit 5-vjeçar të Benji-t, të cilit i ra unaza nga dora, ndërsa audienca qeshte.

Gjatë darkës kënduan Ryan Adams dhe Lionel Richie. Pas tyre luajti hitet më të njohura DJ Patrick Belton.

Në dasmë ishin të ftuar edhe shumë miq të famshëm të çiftit si  Christina Applegate, Wiz Khalifa dheConstance Leto, mamaja e Jared Leto, shoqëruesja e nderit Drew Barrymore, Gwyneth Paltrow, Reese Witherspoon, Samantha Ronson, Toni Collette, Nancy Juvonen, Judd Apatow dhe Leslie Mann; gjithësej 127 vetë.

Pas një numri të madh të dashurish, më në fund Cameron Diaz gjeti lumturinë.