‘Camaro’ i ri, vetura muskuloze më e shpejtë në botë

Hennessey Performance, një kompani e makinave, e njohur për automjetet super të shpejtë të shpejta, ka ndërtuar tashmë veturën më të shpejtë muskuloze në botë.

Auto & Tek

12/06/2019 17:47

Makina më e re muskuloze e kompanisë quhet “Exorcist” dhe i përket modelit ‘Camaro’, që është përmirësuar në kuaj-fuqi, transmeton lajmi.net.

Vetura posedon një shpejtësi maksimale prej 350 km/h dhe mund të arrijë shpejtësinë prej 100 km/h në më pak se 3 sekonda.

Makina gjithashtu vjen me gomat radiale me sistem frenimi në gomat e prapme dhe ndërrues shpejtësish automatik.

Presidenti i Hennessey, John Hennessey, tha se rekordi i është thyer veturës Corvette ZR1, modelit nga e njëjta kompani. /Lajmi.net/