Calderon: Ronaldo mund të largohet

Ish-presidenti i Real Madrid dhe njeriu që e solli Ronaldon te 'Los Blancos' Ramon Calderon, ka deklaruar që futbollisti mund të largohet nga madrilienët.

Sport

20/10/2015 19:22

Calderon ka thënë se është e mundur që portugezi të largohet nga Real Madrid, edhe pse një gjë të tillë ai nuk do ta dëshironte.

“Kam dëgjuar spekulime se ka një interes të madh nga PSG për Ronaldon”, tha ai për La Parisien.

“Si një ish-president i Real Madridit shpresoj që kjo mos të ndodhë kurrë. Por si një person që e njeh futbollin, mund të them që kjo gjë është e mundur”.

“Për mendimin tim, Ronaldo nuk ka shprehur dëshirë për t’u larguar. Mendoj që ai do ta marrë vendimin pas përfundimit të këtij sezoni, bazuar në titujt që do t’i fitojë dhe ndjenjat që do t’i ketë”.