Calderon: E ardhmja e Bales varet nga Perezi

Ish-shefi i Real Madridit, Ramon Calderon ka thënë se e ardhmja e Gareth Bales varet nga tekat e presidentit të kësaj skuadre, Florentino Perez.

Sport

29/04/2015 18:41

Calderon nuk beson se Bale mund të shitet, sidoqoftë një gjë e tillë mund të ndryshojë shumë lehtë, duke parë tekat e Florentino Perezit.

“E ardhmja e Bales varet në tekat e presidentit”, tha Calderon për ITB Times Uk kur u pyet në uellsiani do të shitet nga Reali.

“Por ju duhet të kujtoni se ai i mbron shumë lojtarët që i transferon. Ai çdo herë i ka mbrojtur ata që i ka blerë. Ai nuk dëshiron të pranojë se ka bërë gabim”.

“Atij nuk i ka pëlqyer Ruud van Nistelrooy, Arjen Robben dhe Sneijder sepse ata janë blerë nga ne”, përfundoi Calderon.