Caktohet gjyqtari i kryendeshjes Real Madrid – Manchester City në Ligën e Kampionëve

Portugezi Artur Dias do të gjykojë sfidën Real Madrid – Manchester City, gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve, e planifikuar për të martën më 9 maj në orën 21:00. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Berabeu”, derisa këto dy skuadra shihen se favoritet për të fituar këtë trofe të madh për klube,…

Sport

07/05/2023 14:46

Portugezi Artur Dias do të gjykojë sfidën Real Madrid – Manchester City, gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve, e planifikuar për të martën më 9 maj në orën 21:00.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Berabeu”, derisa këto dy skuadra shihen se favoritet për të fituar këtë trofe të madh për klube, transmeton KP.

Në VAR, do të jetë italiani Massimiliano Irrati, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Daniele Orsato.

Gjysmëfinalja tjetër e Ligës së Kampionëve është ajo ndërmjet Interit dhe Milanit.

Ndeshjet e kthimit zhvillohen një javë më vonë.