Caktohet data kur do zhvillohet Inter – Sassuolo

Lega Calcio ka konfirmuar se ndeshja që u shty mes Interit dhe Sassuolos do zhvillohet me 7 prill në të njëjtën kohë me ndeshjen Juventus - Napoli.

Sport

24/03/2021 15:44

Ndeshja duhej të ishte zhvilluar të shtunën e kaluar, por u shty shkaku që katër lojtarë të Interit dolën pozitiv me COVID-19, transmeton lajmi.net.

Lega Seria A ka konfirmuar se ndeshja do zhvillohet me 7 prill, datë në të cilën do zhvillohet edhe ndeshja tjetër Juventus – Napoli.

Ndeshja mes “Bianconerëve” dhe “Napolitanëve” nuk ishte zhvilluar në xhiron e tretë, ngase skuadra mysafire nuk udhëtoi në Torino sepse i kishte dy lojtarë me COVID-19.

Fillimisht u ndëshkuan me humbje në tavolinë me rezultat zyrtarë 3 – 0, por pastaj nga apelimi i Napolit u vendos që ndeshja të zhvillohet./Lajmi.net/