Caktohet data e episodit special të serialit ‘Sherlock’, do të shfaqet edhe në kinema (FOTO)

Fansat e detektivit Sherlock do ta presin vitin e ri me një episod special të serisë së famshme.

ShowBiz

25/10/2015 15:57

Më në fund, është caktuar data e shfaqjes së episodit special të serialit britanik ‘Sherlock’ dhe emri i episodit.

“The Abominable Bride” do të shfaqet më 1 janar të vitit 2016 për gjithë fansat që e kanë pritur me padurim, transmeton lajmi.net.

Përveç në televizionin BBC, ky episod do të shfaqet edhe në disa kinema të zgjedhura nëpër botë.

Detektivi Sherlock dhe miku i tij, Dr. Watson do të vijnë në këtë speciale ku do shihen në periudhën viktoriane, ndërsa sezoni i rregullt, i katërt i serialit do shfaqet më vonë në vitin 2017./Lajmi.net