Caktohen gjyqtarët për ndeshjen Kosovë – Suedi

Janë deleguar gjyqtarët për ndeshjen e Kosovës me Suedinë që do të zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës "Katar 2022".

Sport

26/03/2021 18:21

Këtë të diele, Kosova do të filloj rrugëtimin drejt Botërorit “Katar 2022”, ku do të zhvilloj ndeshje kundër Kombëtares së Suedisë, përballje kjo në kuadër të Grupit B.

“Dardanët” e fillojnë këtë kompeticion si vendas, ku të dielën zhvillojnë ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, përcjell KosovaPress.

Ndërsa sot janë caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë për ndeshjen kundër Suedisë, ku gjyqtar kryesor do të jetë Tamas Bognar, i cili do të ketë në ndihmë asistentët Balazs Buzas dhe Peter Kobor, të gjithë nga Hungaria.