Cakolli: Votimi pa 80 deputetë është shkelje e pastër kushtetuese – vazhdimi i procesit cenon rendin
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve në Kuvend, duke kritikuar lejimin e vazhdimit të procesit të votimit pa kuorumin e nevojshëm. Sipas tij, vetë mbajtja e raundit të votimit pa praninë e të paktën 80 deputetëve përbën shkelje të qartë kushtetuese. “Edhe vetë mbajtja e raundit të votimit, pa praninë…
Lajme
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve në Kuvend, duke kritikuar lejimin e vazhdimit të procesit të votimit pa kuorumin e nevojshëm.
Sipas tij, vetë mbajtja e raundit të votimit pa praninë e të paktën 80 deputetëve përbën shkelje të qartë kushtetuese.
“Edhe vetë mbajtja e raundit të votimit, pa praninë e së paku 80 deputetëve – e cila është dashur të verifikohet përmes votimit për pjesëmarrje – përbën shkelje të pastër kushtetuese”, ka deklaruar ai.
Cakolli ka paralajmëruar se çdo tentativë për të vazhduar me raunde të tjera pa përmbushjen e kuorumit të kërkuar përbën cenim të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues të vendit.
“Çdo përpjekje nesër për të vazhduar me raunde të tjera pa përmbushjen e kuorumit të kërkuar kushtetues cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues”, ka theksuar ai. /Lajmi,.net/