Cakolli: Votimi i hapur është rregulli, i fshehti është përjashtim

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se zgjidhja e kryetarit të Kuvendit nëpërmjet votimit të fshehtë nuk parashihet nga Rregullorja e Punës, duke thënë se nëse kjo do të ishte paraparë, duhej të bëhej nga seanca e parë konstituive. Ai ka shkruar në Facebook se votimi i hapur në sistemin parlamentar të…

Lajme

01/05/2025 20:18

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se zgjidhja e kryetarit të Kuvendit nëpërmjet votimit të fshehtë nuk parashihet nga Rregullorja e Punës, duke thënë se nëse kjo do të ishte paraparë, duhej të bëhej nga seanca e parë konstituive.

Ai ka shkruar në Facebook se votimi i hapur në sistemin parlamentar të Kosovës është i rregullt, e votimi i fshehtë tha se është përjashtim dhe vlen “vetëm kur janë të përcaktuara qartazi në normë”.

Cakolli përmendi zgjedhjen e presidentit apo emërimet në borde dhe agjenci të pavarura si formë e votimit të fshehtë.

“Në sistemin tonë parlamentar, votimi i hapur është rregulli. Votimi i fshehtë është përjashtim – dhe përjashtimet vlejnë vetëm kur janë të përcaktuara qartazi në normë, si në rastin e zgjedhjes së Presidentit apo të emërimeve në borde dhe agjenci të pavarura. Votimi i fshehtë nuk mund të aplikohet thjesht pse “është më i lehtë” për dikë që nuk i siguron dot votat ndryshe. Në rastin tonë konkret, asnjë nen i Rregullores së Punës nuk parashikon që Kryetari i Kuvendit mund të zgjidhet me votim të fshehtë. Dhe kjo është thelbësore: nëse do të ishte paraparë një mënyrë e tillë, ajo jo vetëm që do të ishte e përshkruar qartë, por do të duhej të ishte gjithashtu e vetmja mënyrë votimi – e aplikuar që në fillim të procesit”, ka shkruar Cakolli i KDI-së.