Cakolli: Seanca ka devijuar, Dehari s’mund ta pezullojë në mënyrë të njëanshme

‘’Kjo është tashmë kapje e procesit’’. Kështu e ka vlerësuar ngërçin për konstituimin e kuvendit, Eugen Cakolli nga KDI. Këto komente Cakolli i ka bërë pas dështimit të krijimit të komisionit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, propozim që ka ardhur nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duke thënë se kur diçka e tillë dështon,…

Lajme

03/05/2025 13:18

‘’Kjo është tashmë kapje e procesit’’. Kështu e ka vlerësuar ngërçin për konstituimin e kuvendit, Eugen Cakolli nga KDI.

Këto komente Cakolli i ka bërë pas dështimit të krijimit të komisionit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, propozim që ka ardhur nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duke thënë se kur diçka e tillë dështon, duhet të zbatohet votimi publik.

‘‘Sepse, seanca nuk mund të pezullohet në mënyrë të njëanshme nga një rol me mandat të kufizuar procedural, e aq më pak kur tashmë është devijuar nga rendi i ditës. Kryesuesi nuk është as vendimmarrës politik, as negociator, por ka vetëm detyrën ta përmbyllë konstituimin’’, ka thënë ai mes tjerash.

Tutje, ai ka thënë edhe Çdo shmangie dhe instrumentalizim i procedurës për të zvarritur procesin është abuzim procedural që cenon funksionimin demokratik të Kuvendit.

Postimi:

Kur dështon përpjekja për kalim në votim të fshehtë – që është përjashtim procedural – zbatohet votimi publik, si rregull. Çdo tentativë për ta anashkaluar këtë parim, veçanërisht kur kjo vjen nga një kryesues i përkohshëm, nuk është më thjesht devijim procedural.

Kjo është tashmë kapje e procesit.

Sepse, seanca nuk mund të pezullohet në mënyrë të njëanshme nga një rol me mandat të kufizuar procedural, e aq më pak kur tashmë është devijuar nga rendi i ditës. Kryesuesi nuk është as vendimmarrës politik, as negociator, por ka vetëm detyrën ta përmbyllë konstituimin.

E drejta e LVV-së për të propozuar është e padiskutueshme, por detyrimi për ta bërë këtë formalisht është po aq obligim kushtetues.

Çdo shmangie dhe instrumentalizim i procedurës për të zvarritur procesin është abuzim procedural që cenon funksionimin demokratik të Kuvendit.