Cakolli: Që 15 vite shoqëria civile i monitoron seancat e kuvendit, sot nuk nuk na u lejua, na u bë e ditur se ky vendim refkleton qëndrimin e Avni Deharit
Eugen Cakolli nga shoqëria civile ka njoftuar se atij dhe disa kolegëve të tij nuk i është lejuar të monitorojnë seancën e sotshme, pas protestës që patën sot para objektit të Kuvendit të Kosovës. Cakolli tha se që 15 vite i monitorojnë seancat e kuvendit, por sot sigurimi nuk i kishte lejuar të hynte brenda,…

Lajme
Eugen Cakolli nga shoqëria civile ka njoftuar se atij dhe disa kolegëve të tij nuk i është lejuar të monitorojnë seancën e sotshme, pas protestës që patën sot para objektit të Kuvendit të Kosovës.
Cakolli tha se që 15 vite i monitorojnë seancat e kuvendit, por sot sigurimi nuk i kishte lejuar të hynte brenda, me arsyetimin se nuk nuk kanë bërë kërkesë, përkundër që një e tillë ishte dorëzuar me 10 prill, shkruan lajmi.net
Në postimin e tij, Cakolli shkroi se pas komunikimit me administratën e kuvendit, u bë e ditur se ky vendim reflekton qëndrimin e Avni Deharit, kryesuesit të seancës.
Postimi i plotë:
Pas performancës që zhvilluam sot si shoqëri civile para Kuvendit të Kosovës, bashkë me disa kolegë deshëm të monitorojmë seancën – ashtu siç kemi bërë vazhdimisht prej më shumë se 15 vitesh, e veçanërisht pas 15 prillit.
Por, kësaj here, sigurimi na ndaloi hyrjen, me arsyetimin se nevojitet kërkesë e re me shkrim, ndonëse një të tillë e kemi dorëzuar që më 10 prill, pas së cilës kemi marrë pjesë në pothuajse të gjitha seancat.
Nga komunikimi me administratën e Kuvendit, na u bë e ditur se ky vendim reflekton qëndrimin e kryesuesit Avni Dehari.
Ky veprim, pikërisht pas reagimit tonë publik, është jo vetëm pengesë e pajustifikueshme, por edhe tejkalim i kompetencave nga ana e kryesuesit, i cili nuk ka asnjë mandat për të kufizuar praninë e shoqërisë civile në Kuvend. #ShtetiNëPauzë /lajmi.net/