Cakolli: Nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia?

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar në lidhje me akuzat që anëtarët e Qeverisë po i bëjnë Prokurorisë, duke e konsideruar intervistimin ndaj Faton Pecit, si “plan politik”. Ai përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se “nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia?”. Cakolli ka thënë se…

Lajme

27/05/2025 22:34

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar në lidhje me akuzat që anëtarët e Qeverisë po i bëjnë Prokurorisë, duke e konsideruar intervistimin ndaj Faton Pecit, si “plan politik”.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se “nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia?”.

Cakolli ka thënë se nuk është hera e parë që një rast potencial i korrupsionit të profilit të lartë etiketohet menjëherë si sulm politik dhe sipas tij vetëm sepse prek dikë brenda pushtetit, shkruan lajmi.net.

“Lur kjo ndodh paralelisht me përpjekjet për të reformuar sistemin prokurorial, shfaqet një prirje shqetësuese për kontroll mbi drejtësinë, përmes delegjitimimit të saj – duke shpallur çdo prokuror që guxon si “të kapur”, dhe institucionet si pjesë të ndonjë skeme kundër qeverisë. Sepse në thelb, po përpiqen të na bindin se drejtësia është e mirë vetëm kur nuk i prek. Dhe hetimet janë legjitime vetëm kur godasin kundërshtarët. Në fund të fundit, çështja nuk është a është fajtor filan ministri apo ministresha, sepse për këtë ekzistojnë hetimet dhe fjalën e fundit e thonë gjykatat. Por kur politika i del përballë drejtësisë si mur, çdo fjalë për transparencë e integritet kthehet në hipokrizi”, ka thënë Cakolli. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: