Cakolli: Me këtë ritëm, do të duhen rreth tri javë që procesi i numërimit të përmbyllet

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se procesi i numërimit në qendra është shpesh kaotik, për shkak të problemeve të vazhdueshme me internetin, tensioneve mes vëzhguesve dhe komisionerëve, mospërputhjeve të shpeshta të të dhënave, stafit të trajnuar dobët, procedurës së pranimit të materialeve. Sipas Cakollit me këtë ritëm që po numërohen votat do…

Lajme

13/02/2025 19:18

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se procesi i numërimit në qendra është shpesh kaotik, për shkak të problemeve të vazhdueshme me internetin, tensioneve mes vëzhguesve dhe komisionerëve, mospërputhjeve të shpeshta të të dhënave, stafit të trajnuar dobët, procedurës së pranimit të materialeve.

Sipas Cakollit me këtë ritëm që po numërohen votat do të duhen edhe rreth 3 javë që procesi i numërimit të përmbyllet.

“Me këtë ritëm, edhe sikur 20 qendrat e tjera të fillonin punë nesër—e që nuk pritet të ndodhë—do të duhen rreth 3 javë që ky proces të përmbyllet. Pra, rezultati i plotë për subjektet politike dhe kandidatët e tyre nuk do të dihet para fillimit të marsit.”

Cakolli ka thënë se në disa qendra numërimi nuk ka nisur akoma për shkak të moslidhjes së kamerave me ekrane.

Ai ka shtuar që KQZ duhet urgjentisht t’i adresojë këto mangësi.

 

“KQZ-ja duhet urgjentisht t’i adresojë këto mangësi, të rrisë kapacitetet dhe të garantojë më shumë transparencë. Në anën tjetër, subjektet politike duhet të nxjerrin mësime nga kjo situatë. Ndryshimet sistemore nuk mund të bëhen pa një analizë të thelluar paraprake. Kosova duhet t’i kthehet numërimit të të gjitha votave në vendvotime, në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare.”