Cakolli: Ata që kontribuan që data e zgjedhjeve të jetë 28 dhjetori se diaspora do të ishte këtu, tani po thonë se përfaqësitë diplomatike nuk mjaftojnë
Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar vendimin e PZAP-së për të rrezuar vendimin e KQZ-së, i cili i lejonte mërgimtarët të votonin edhe jashtë ambasadave e konsulatave. Ai ka thënë se ky vendim përveç një korrigjim teknik i KQZ-së, është edhe një pikë kthese e rëndësishme për integritetin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe se…
Lajme
Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar vendimin e PZAP-së për të rrezuar vendimin e KQZ-së, i cili i lejonte mërgimtarët të votonin edhe jashtë ambasadave e konsulatave.
Ai ka thënë se ky vendim përveç një korrigjim teknik i KQZ-së, është edhe një pikë kthese e rëndësishme për integritetin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe se rivendos një standard të qartë ligjor, e që sipas tij nëse kjo konfirmohet edhe nga Gjykata Supreme mbyll çdo dilemë për mënyrën e organizimit të votimit jashtë Kosovës.
Ai ka thënë se PZAP i ndaloi edhe përpjekjet për krijimin e një situate të paqenë, për ta paraqitur diasporën si të “penguar” nga votimi”, e që sipas tij as PZAP-ja e as parashtruesit e ankesës nuk e ka “ndaluar diasporën”..
Cakolli gjithashtu ka shtuar se përmes këtij vendimi, nuk u lejua vetëm shkelja e ligjit në emër të narrativave politike dhe “kauzave” elektorale, si dhe sipas tij është neutralizuar një lojë që rrezikon ta deformojë debatin publik rreth diasporës.
“Ironia më e madhe është se ata që kontribuan maksimalisht që data e zgjedhjeve të jetë 28 dhjetori – pikërisht me arsyetimin se “diaspora do të jetë këtu” – tani po thonë se as përfaqësitë diplomatike nuk mjaftojnë. Tash kërkuan qendra shtesë, kryesisht në hapësira private, në restaurante e në ambiente fetare… jo sepse janë të nevojshme, por sepse ndihmojnë narrativën. Për më tepër, as në zgjedhjet e 9 shkurtit, që ishin të rregullta dhe me afate dukshëm më të gjata, pothuajse asnjë qendër jashtë vendit nuk e arriti kapacitetin maksimal të votuesve që mund të regjistroheshin. Pra, nuk ka pasur kërkesë që i tejkalon kapacitetet ekzistuese. Prandaj, sot është një ditë e mirë për demokracinë dhe integritetin zgjedhor në Kosovë. Edhe nëse ditët në vijim do të mund të dëgjojmë sërish se “dikush ua paska ndaluar diasporës votimin”, faktet janë të thjeshta, por jashtëzakonisht kokëforta. Mjafton të lexohet vendimi i PZAP-së, dhe kuptohet menjëherë se kjo është një tezë e zbrazët dhe strategji e vjetër për mobilizim elektoral”, ka shkruar Cakolli.
Ai ka thënë se diaspora nuk duhet të bjerë pre e diskurseve përçarëse, por se do të votojë ashtu siç e përcakton ligji.
“Kjo është mënyra më e sigurt që vota e çdo qytetari jashtë vendit të ketë vlerë dhe legjitimitet të plotë”, ka shtuar Cakolli. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: