Çajtorja e famshme në Kaçanik, qytetari thotë se i pi 50 çaja në ditë

“Ura e Konakut” në qytetin e Kaçanikut është njëra prej çajtoreve më të frekuentuara në këtë qytet. Pronari i kësaj çajtoreje thotë për lajmi.net se aty i kushtojnë shumë rëndësi që të përgatitet çaji i mirë. “Çaji këtu është shumë i mirë. Shumë i japim rëndësi për me kanë çaji i mirë. Çaji që bëhet…

Fun

21/11/2023 19:26

“Ura e Konakut” në qytetin e Kaçanikut është njëra prej çajtoreve më të frekuentuara në këtë qytet.

Pronari i kësaj çajtoreje thotë për lajmi.net se aty i kushtojnë shumë rëndësi që të përgatitet çaji i mirë.

“Çaji këtu është shumë i mirë. Shumë i japim rëndësi për me kanë çaji i mirë. Çaji që bëhet në shporet të druve bëhet më i mirë se është më i shëndetshëm edhe efektin e ka më të mirë”, thotë ai.

Ai vazhdon se verës ka më shumë punë se dimrit.

“Ton ditën i qes deri në 700 çaja. Verës më shumë pihet se ka prej jashtit. Kemi prej Shkupit që vijnë”, deklaron tutje.

Teksa njëri prej konsumatorëve thotë se i pi 50 çaja në ditë

“50 çaja në ditë i pi. Pa pi çaj nuk më ze gjumi. Edhe në shpi pi masdarke”, deklaron ai.