Bytyqi i kërkon rektorit dhe Këshillit Drejtues të punojnë më shumë për Universitetin
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi është takuar me anëtarët e Këshillit Drejtues dhe rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilët ka biseduar rreth proceseve zhvillimore në këtë institucion, me fokus rritjen e cilësisë.

Lajme
Gjatë takimit Bytyqi theks të veçantë i ka dhënë rolit të Universitetit të Prishtinës si institucion prijës në proceset zhvillimore në fushën e arsimit të lartë në Kosovë.
“Ne kemi një rini të shkëlqyeshme, e cila meriton t’i ofrohen mundësi të mira shkollimi, programe atraktive dhe që ju garantojnë një të ardhme më të mirë jo vetëm në vend, por kudo që ata jetojnë”, ka thënë Bytyqi.