Buzhala: 11 subjekte politike kanë pranuar donacione mbi 154 mijë euro

Anëtari i KQZ-së, Besnik Buzhala ka thënë sot në mbledhjen e KQZ-së se nga 54 subjekte politike, 11 prej tyre kanë pranuar donacione. Sipas tij, vlera e këtyre fondacioneve arrin mbi 154 mijë e 105 euro. Buzhala shprehet se këto donacione kanë ndodhur në periudhën mes 1 janarit e 31 dhjetorit të vitit që lamë…

Lajme

15/08/2024 13:15

Anëtari i KQZ-së, Besnik Buzhala ka thënë sot në mbledhjen e KQZ-së se nga 54 subjekte politike, 11 prej tyre kanë pranuar donacione.

Sipas tij, vlera e këtyre fondacioneve arrin mbi 154 mijë e 105 euro.

Buzhala shprehet se këto donacione kanë ndodhur në periudhën mes 1 janarit e 31 dhjetorit të vitit që lamë pas.

Ai tutje tregon edhe se cili është subjekti politik me shumën më të madhe donacioneve të fituara.

“Aleanca Kosova e Re ka pranuar vlerën më të madhe të donacioneve në vlerën 49 mijë e 640 euro, pastaj, e dyta është Lidhjen Demokratike e Kosovës me 39 mijë e 483 euro”, shprehet Buzhala.

Ndërsa, si subjekti politik me vlerën më të vogël të donacioneve të pranuara Buzhala thotë se është partia tashmë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje me 22 mijë e 366 euro.