Buzëqesh Argjentina, rikthehet Di Maria

Angel Di Maria e ka gëzuar Argjentinën. Mesfushori ofanziv ka nisur të stërvisë dhe ka sinjale të mira që të jetë në dispozicion për ndeshjen finale të Botërorit ndaj Gjermanisë, që luhet të dielën.

Sport

11/07/2014 00:26

Lajme të mira për Alejandro Sabellan dhe të gjithë tifozët e Argjentinës. Në stërvitjen e fundit të Albiceleste është parë në fushë edhe Angel Di Maria.

Mesfushori argjentinas ka filluar në vrapojë me ritëm të ngadaltë, por prezenca e tij pa dyshim se është një sinjal i mirë, para sfidës finale të Botërorit ndaj Gjermanisë, që do të zhvillohet të dielën.

Di Maria ishte lënduar në ndeshjen çerekfinale ndaj Belgjikës dhe besohej se për të kishte marrë fund Botërori, por mesfushori i Real Madridit, i cili kishte pësuar tërheqje muskulore, mund të rikthehet në kohë rekorde, për t’ju ndihmuar Messit me shokë që ta fitojnë trofeun më të rëndësishëm të futbollit.

Në duelin me Holandën, Di Maria qëndroi në bankinë, duke e përjetuar me ankth kualifikimin e skuadrës së tij.