Butragueno: Ronaldo, shpëtimtari ynë

Shefi i Real Madridit, Emilio Butragueno ka lavdëruar Cristiano Ronaldon, për të cilin ka thënë se ai është shpëtimtari i Los Blancos.

Sport

11/03/2015 15:11

Butragueno nuk ka hezituar që ta quajë Ronaldon si shpëtimtarin e skuadrës së tij, pas dy golave që shënoi në takimin kundër Schalkes.

“Ne kemi vuajtur shumë, ishte aq afër se që askush prej neve nuk e priti këtë gjë”, tha Butragueno për TVE.

“Ne luajtëm dobët, ata ishin skuadër më e mirë dhe kjo gjë na kushtoi shumë”.

“Nëse nuk do ishin golat e Ronaldos në pjesën e parë atëherë ne do të ishim jashtë garës. Ishte ai që na shpëtoi neve. Nuk është normale që Reali të pranojë katër gola në një takim të Ligës së kampionëve, por këto janë problemet të cilat duhet të tejkalohen”, tha Butragueno.