Busquets pas fitores: Mund të shënonim më shumë, Courtois bëri shumë pritje

Sergio Busquets ka dhënë komentet e tij pas fitores në ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

20/03/2022 23:05

Mesfushori spanjoll është shprehur i lumtur me fitoren e marrë në Madrid, por beson se skuadra mund të shënonte më shumë.

Busquets nuk ka kursyer lëvdatat për portierin e Real Madrid, Thibaut Courtois i cili bëri disa pritje spektakolare.

“Mund të shënonim më shumë gola, por Courtois bëri shumë pritje”, ka thën Busquets, përcjell lajmi.net.

“Nëse kemi shanset më të vogla, do të provojmë për titull, por është e vështirë. Duhet të jemi të gatshëm të shfrytëzojmë çdo lëshim të mundshëm. Së pari duhet të marrim pozitën e dytë”, shtoi Busquets.

Busquets luajti për 90 minuta në këtë ndeshje dhe u ndëshkua me një karton të verdhë. /Lajmi.net/