Busquets: Nuk e shkela Pepen
Sergio Busquets i ka sulmuar mediat, pas postimeve që bënë në rastin me Pepen, gjatë ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, që përfundoi 3:4 në Santiago Bernabeu javën që shkoi. Futbollisti i Blaugranas duket se e shkel në fytyrë qendërmbrojtësin portugez, pas golit të Lionel Messit. Sidoqoftë, përfaqësuesi spanjoll e hedh poshtë këtë mundësi, duke…
Sport
Sergio Busquets i ka sulmuar mediat, pas postimeve që bënë në rastin me Pepen, gjatë ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, që përfundoi 3:4 në Santiago Bernabeu javën që shkoi.
Futbollisti i Blaugranas duket se e shkel në fytyrë qendërmbrojtësin portugez, pas golit të Lionel Messit.
Sidoqoftë, përfaqësuesi spanjoll e hedh poshtë këtë mundësi, duke thënë se kishte qëllime të këqija pas këtij rasti dhe shton se gazetarët e kanë vendosur këtë eveniment në ‘flakë’ më shumë se që e meriton.
“Asgjë nuk ka ndodhur me Pepen. Nuk e kam goditur, kjo nuk ka sens. Nëse do ta shkelja në fytyrë, ne do të shihnim shenja në fytyrën e tij nga një këmbë me madhësinë 45”, deklaroi fillimisht 25 vjeçari.
“Kjo është diçka e shpikur nga mediat. Mirëpo, ne jetojmë në vendin ku ata mund ta shfaqin këtë mungesë respekti. Le të thotë kushdo qoftë çka të dojë”, vijoi ai.
Gjiganti katalunas mbetet në garë për titull të kampionit në La Liga, pas fitores 1:0 në derbi kundër ‘Los Periquitos’ të shtunën mbrëma, falë golit nga penalltia të Lionel Messit, i cili sërish e bëri diferencën.
Busquets theksoi se rezultatet e fundit ia mundësuan ekipit të tij që të shpresojë në një tjetër titull të kampionit në kampionatin spanjoll të futbollit.
“Është një tjetër fitore dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë për ligën. Derbit janë gjithmonë domethënës, ndërsa nuk mungojnë faullat dhe ndërprerjet. Ishte një ndeshje e vështirë për referin. Ai ka mundur të jepte më shumë kartona apo edhe më shumë penallti. Një ishte në Pedron, por ishte e vështirë”.
“Ta mposhtim Realin, na hapi dyert. Ndeshja na hapi rrugë dhe ne u kthyem. Ky është mentaliteti ynë dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë. Pozita e jnë është e privilegjuar dhe e ardhmja është në duart tona”.
“Shpresoj të qëndrojnë gjërat kështu deri në ndeshjen me Atleticon (në xhiron e fundit të sezonit). Ajo do të jetë një ndeshje e vështirë”, përfundoi Busquets.
Barcelona është e dyta në La Liga me 75 pikë nga 31 ndeshje, një më pak se lideri Atletico Madrid.